A e dinit se çfarë raporti kanë Leonora Jakupi dhe Vesa Luma? (Foto)
Show Biz — May 12, 2017 at 6:54 pm

A e dinit se çfarë raporti kanë Leonora Jakupi dhe Vesa Luma? (Foto)

Këngëtarja e njohur kosovare, Vesa Luma sot feston ditëlindjen e saj të 31-të.

Urime e dhurata të shumta nuk i munguan asaj. Mirëpo dhuratën më të bukur ia bëri bashkëshorti i saj Big Basta përmes një video shumë të bukur.

Big Basta, nga Kieva bashkë me ekipin e RTSH-së në “Eurovision” dhe Linda Halimi, i uruan ditëlindjen përmes një videoje në Instagram.

“Falemderit nga zemra, Ju perqafoj shume teamAlbania”, kishte shkruar Vesa, transmeton Gazeta Express.

Por një urim të bukur Vesa ka marrë edhe nga një këngëtare shumë e njohur.

Është kjo këngëtarja Leonora Jakupi e cila ia ka uruar ditëlindjen Vesës.

Leonora në profilin e saj në Instastory ka postuar një fotografi të Vesës dhe një urim të bukur.

“Urime ditëlindjen mikja ime edhe 100 të lumtura”, kishte shkruar Leonora.

Kjo na bën të kuptojmë se dy këngëtaret e njohura kanë shumë raporte të mira mes vete.

Në të njëjtën ditë me Vesën, festojnë ditëlindjen edhe disa këngëtarë të tjerë.

Këngëtarja Mariza Ikonomi ka postuar një fotografi në profilin e saj në Instagram ku thotë se vitet po ikin shpejt.

“Ikin vitet , vitet rendin vitet dhe sa shpejt po rritem s’po e kuptoj fare”, kishte shkruar ajo./Gazeta Express/