Albulena Haxhiu kërkon arrestimin e Kadri Veselit, ky është reagimi i gjykatësit
Lajme — December 7, 2017 at 4:15 pm

Albulena Haxhiu kërkon arrestimin e Kadri Veselit, ky është reagimi i gjykatësit

Ka përfunduar edhe seanca e sotme gjyqësore kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes për hedhje të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit gjatë legjislaturës së kaluar.Në gjykatë sot për të dëshmuar lidhur me rastin kanë dëshmuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, Naser Osmani dhe Bekim Haxhiu.Ndërsa, nuk janë paraqitur Kadri Veseli dhe Armend Zemaj.
Për arsye të mospjesëmarrjes në seancë në cilësinë e dëshmitarëve, deputetja Haxhiu ka kërkuar nga gjykatësi Beqir Kalludra arrestimin e tij Veselit, raporton Periskopi, por gjykatësi Kalludra ka heshtur dhe ka përfunduar edhe seancën e sotme, duke e caktuar atë të radhës më 20 dhjetor në ora 09:00.
Për të parë videon e plotë, klikoni në reklamen më poshtë dhe ju hapet: