Do ta dashuroni Tottin, pasi të shihni çfarë ka bërë për Kosovën në vitin 1999
Lajme — May 4, 2017 at 11:12 pm

Do ta dashuroni Tottin, pasi të shihni çfarë ka bërë për Kosovën në vitin 1999

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, deklaroi sot që ky është edicioni i fundit i Francesco Tottit si futbollist te Roma.
Por, a e dini çfarë kishte bërë Totti për Kosovën në vitin 1999, kur vendi ishte nën regjimin serb?

Në kulmin e krizës, ikona e Romës u bë pjesë e një puntate të Telethon në Rai Due, që ka qëllim mbledhjen e fondeve për kauza të ndryshme humanitare, përcjellë “lajmi.net”.

Ai qëndroi në transmetim direkt për një orë e gjysmë, duke mështetur Kosovën, në kohën kur populli po masakrohej nga okupatorët serbë.

Nga shitja e bluzës së Tottit u mblodhën 50 mijë lira, që erdhën si fondacion në Kosovë.