Do t’ju “kërcasin dhëmbët”, ja cila ditë e kësaj jave do të jetë një tmerr
Lajme — December 7, 2017 at 8:58 pm

Do t’ju “kërcasin dhëmbët”, ja cila ditë e kësaj jave do të jetë një tmerr


Temperaturat do të zbresin, teksa moti sa vjen bëhet më i ashpër dhe i ftohtë, në zona të ndryshme të vendit, kryesisht në ato malore.Meteoalb bën me dije se vijon “moti i kthjellët në gjithë Shqipërinë edhe ditën e enjte ndërsa të premten vranësira të shpeshta do të shfaqen në gjithë vendin. Në mbrëmje, vranësirat mbulojnë të gjithë vendin ndërsa reshje priten në zonat Veriore.
Por e shtuna sjell fuqizim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar shira thuajse në gjithë vendin, më të dendura në Veri si dhe reshje dëbore pritet të bien në zonat malore.
Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë dhe graduale gjatë mëngjeseve vijuese përfshirë edhe të shtunën ndërsa rritje më e ndjeshme pritet gjatë orëve të mesditës.
Një rënie e theksuar e temperaturave parashikohet mëngjesin e së dielës, rënie që vijon edhe gjatë orëve të mesditës”,Klikoni me poshte mbi reklam dhe ndiqni videon