E dashura e Ronaldos festoi në fushë me portugezin (Foto)
Sport — June 4, 2017 at 2:09 am

E dashura e Ronaldos festoi në fushë me portugezin (Foto)

Cristiano Ronaldo e fitoi Ligën e Kampionëve për të dytin vit radhazi, ndërsa ky është trofeu i katërt i garës më të madhe evropiane për të.

Ndërsa krahas bashkëlojtarëve, stafit dhe tifozëve, në festën e tij është bashkëngjitur edhe e dashura Georgina Rodriguez.

Një puthje për heroin (Rex/Shutterstock)

E veshur me fanellën e Real Madridit, 22-vjeçarja dukej shumë bukur.

Djali i tij nuk mund t’i mbante emocionet (Reuters)

Natyrisht se për të festuar me superyllin portugez është bashkëngjitur edhe nëna e tij, Dolores Santos, si edhe djali i tij, Cristiano Ronaldo Jr.

Nëna e tij nuk mungoi në festë (Reuters)

Së fundmi është spekuluar se Georgina është shtatzënë duke u bazuar në disa fotografi, ku shfaqej barku i saj i fryrë. Çifti akoma nuk e ka komentuar këtë gjë. /Telegrafi/