E PAPRITUR – Anton Quni akuzon rëndë Xhavit Halitin: I morri 8 milionë marka në këtë vend
Lajme — April 16, 2018 at 9:11 pm

E PAPRITUR – Anton Quni akuzon rëndë Xhavit Halitin: I morri 8 milionë marka në këtë vend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni është i ftuar në emisionin “Pressing” me Leonard Kerqukin.

Anton Quni ka folur për raportet në mes të FARK’ut dhe UÇK’së gjatë luftës.

Thotë se tani nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, gjatë verës së vitit 1998, kishte marrë 8 milionë marka nga Qeveria e Bujar Bukoshit, saktësisht nga Ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

“Unë kam qenë në Tiranë kur nga koloneli Ahmet Krasniqi për nevoja emergjente të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti iu kanë dhënë në dispozicion nga fondi i qeverisë 7 apo 8 milionë marka”, tha Quni në ‘Pressing”.

Por për çfarë u shfrytëzuan këto para?

“Po shpresoj që ato para janë shfrytëzuar për nevojat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por kjo pyetje duhet t’i bëhet Xhavit Halitit”, theksoi Quni.