”Edhe mua më ka thirr Rambo, ja se çka folëm”
Lajme — July 18, 2017 at 12:10 am

”Edhe mua më ka thirr Rambo, ja se çka folëm”

Publicistja e njohur Kimete Berisha, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka bërë një postim për kandidatin për Kryeminsitër, nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe përpjekjet e tij për formimin e qeverisë së re, shkruan Botapress.info

Postimi i saj:

A më keq është të bëhesh shok me ata që të kanë “çu” n’burg, apo të bëhesh armik me ata që të kanë nxjerr prej burgu!

Aj dont no.

Edhe mua më ka thirrë Rambo.

Unë i thashë “Po” , pranoj të takohem me ty, mbasi ma plotësoi kushtin ta zgjedh unë vendin e takimit. Takimi ynë u realizua në teatër.

Folëm për poezi, për të vdekurit, për fantazmat edhe për varrezat, folëm për drama, për pashpirtësinë e tij, për talentin e tij të lindur të jetë mosmirënjohës i përbetuar, si dhe për ambicien e tij ekstreme për t’u bërë kryeministër.

Në fund të takimit, ia kushtova një poezi “pa titull” dhe e refuzova.

Mua më pëlqen ta refuzoj njeriun në sy, e jo si pacovat, prej bodrumit, apo si intrigantat prej shpati.

Apo edhe si psikopatët dhe manipulantët-me heshtje.

Qe një rast i thjeshtë, si pasuli, kur dikush mundohet me ta ngjit dorën, e ta ngjet këmbën!

Muharrem Nitaj, anëtari i kryesisë së AAK-së i mërzitur pse Albin Kurti e ka refuzuar ftesën e Ramush Haradinajt për t’u takuar, ka thënë:

“Ramush Haradinaj ka hyrë nëpër tym për ta nxjerr Albin Kurtin nga burgu, i cili po mbahej “esir” nga policia”.

Kjo tregon, se:

Ramush Haradinaj është aq rr.s. në Kosovë sa i nxjerr njerëzit nga burgu, pa vendim gjykate, dhe pa procedurë;
Se, policia e Kosovës i mbajnë njerëzit “esir” (këtë shprehje mbasi se di unë, se dini as ju 🙂 dhe pikërisht padija që kemi për të e bën situatën edhe më dramartike).
Nëse Albin Kurti i ka thënë njeriut që e ka nxjerrë nga burgu,”Jo”, atëherë Ramushi u ka thënë “po” njerëzve që e kanë “çu” në burg, jo një herë, por dimër më verë.
E tash, kush është më i mençuri këtu në blogun tim, le të tregon “A më keq është m’u bashku me ata që të kanë çu në burg, apo me ata që të kanë nxjerrë nga burgu”.

Veç Cicero kish ditë me na tregu se “Nëse ndodhesh vetë i treti në një varkë, e cila po fundoset…me një kalë fantastik (at), dhe me një plak të sëmurë, para vdekjes… ti, për të shpëtuar veten nga vdekja, cilin e kishe hudhur në det, njeriun që edhe ashtu po vdes, apo kalin e shëndoshë”.