Ekskluzive: Kjo është gjendja shëndetësore e Bajram Rexhepit pas dërgimit në Turqi
Lajme — May 3, 2017 at 6:28 pm

Ekskluzive: Kjo është gjendja shëndetësore e Bajram Rexhepit pas dërgimit në Turqi


Gjendja shëndetësore e ish – kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit mbetet e pa ndryshuar edhe një javë pas dërgimit të tij në Turqi për trajtim mjekësor. Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” Faik Hoti, drejtor i Departamentit të Informimit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas Hotit, gjendja e Rexhepit, vazhdon të mbetet edhe më tutje serioze.“ Ai është nën përkujdesin maksimal të profesionistëve mjekësor turq, ndërkohë që, sipas informatave të marra nga drejtuesit e spitalit, gjendja e tij shëndetësore mbetet serioze dhe nën monitorim të vazhduar të profesionistëve shëndetësor”, tha Hoti për “Gazeta Blic”

Bajram Rexhepi, është në trajtim mjekësor në një spital universitar të Stambollit që nga data 25 prill e këtij viti.Si pasojë e disa komplikimeve në organet vitale Rexhepi ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga data 15 prill.