Si e harrove shokun e luftës?
Life Style — November 30, 2017 at 12:01 pm

Si e harrove shokun e luftës?

Në këtë rast, ish eprori i UÇK-së, nuk ka përmendur të rënët në këtë betejë që ishin të shumtë e në mesin e tyre edhe dëshmori i parë i UÇK-së në Drenicë, Beqir Rexhepi.

Kjo ka prekur tejamse familjen Rexhepi dhe kanë reaguar duke e cilësuar të qëllimshëm veprimin e Selimit, shkruan Magazina.

“Hera e tretë është që po i ik realitetit. Po me rëndësi është që populli e di këtë dhe gjithë ata pjesëmarrës që ishin mbi 250 mije njerëz në atë varrim madheshtorë. Është për të ardhur keq se si aq shpejt harrohet një shok lufte i rënë dëshmor në betejë; apo të pengon dicka ta thuash këtë realitet”, thuhet ndër të tjera në reagimin e familjes Rexhepi nga Qirezi.

Ne reagimin e familjes është bashkangjitur deklarata e Rexhepit por edhe një video ku shihet trupi i pajetë i dëshmorit, Beqir Rexhepit.

Ja reagimi i plotë i tyre:

O Rexhep Selimi ne Betejen qe po i permend ne kte intervist ne tv Dukagjin ,Ushtaret e plagosun ne betejen Likoshanit-Çirezit po harron apo don te harron se aty U vra Ball per ball i Vetem tu Luftu gjat gjith dites Deshmori i Parë i UÇK-s ne Drenic Beqir Rexhepi me 28 shkurt 1998 me mixhen Rexhep Rexhepi.

Rexh jam i sigurt qe ti e din kte nuk ke harru po ni thanje e vjeter thot i forti ja jep hakun te fortit a i ligu mundohet mi hanger hakun e te fortit

Kjo eshte e ransishme per historin e Kosoves se ktu ishte pikenisja se di arsyen hera e tret eshte qe po i ik realitetit Po me ransi eshte qe populli e din kte dhe gjith ata pjesemarres qe ishin mbi 250 mije njerez ne ate vorrim madheshtore Eshte per te ardhun keq se si aq shpejt harrohet ni shok lufte i ren deshmor ne betej apo te pengon diqka ta thuash kte realitet!

Rexh nese e ke harru ky eshte Beqa i Çirezit po nuk besoj qe e ke harru se ka ba luft 10 ore pa u nal e ti nuk e dina ku je kan ate dite deri sa Çirezi e Likoshani u dhezshin flak,eshte pak e quditshme ato syze te me hershme qe i permenshe sahat e dakik si paske harru a shokun e luftes deshmor te asaj beteje qe bani namë e ke harru???!