Forconi imunitetin me këtë recetë natyrale
Life Style — January 26, 2018 at 11:46 pm

Forconi imunitetin me këtë recetë natyrale

Lodhja kronike, dhimbje koke dhe problemet me tretjen janë bërë sëmundjet më të zakonshme të jetës moderne.

Agjendat e ngjeshura që shumica prej nesh kanë ditëve të sotme na lënë shumë pak kohë për shprehitë e shëndetshme.

Prandaj nëse nuk keni kohë dhe nuk mund të mbani një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të ekuilibruar, ju rekomandojmë një recetë natyrale që do të përmirësojë shëndetin tuaj në përgjithësi.

Receta kombinon disa përbërës që ju me shumë gjasë i keni në shtëpitë tuaja, transmeton Klan Kosova.

Madje, kjo recetë është shumë e lehtë për t’u përgatitur, që do të thotë se nuk do të marrë shumë nga koha juaj.

RECETA

Përbërësit:

3 gjethe rozmarine

3 limonë

250 gr mjaltë

1 l ujë

Si ta përgatisni?

Fillimisht, pastroni limonët. Nëse nuk përdorni limonë organikë, atëherë paraprakisht ata vendosni në një enë me ujë ku keni hedhur një lugë çaji kripë dhe një lugë çaji sodë bikarbone.

Lëreni të qëndrojnë për disa orë më pas pastroni mirë. Kjo do të bëjë që të gjitha pesticidet të largoheni.

Pasi të keni pastruar limonët, preni ata dhe shtoni në ujë. Shtoni më pas edhe gjethet e rozmarinës dhe lërini që të vlojnë.

Zieni derisa gjysma e ujit të ketë avulluar. Kur lëngu të ftohet, atëherë shtoni mjaltin dhe përzieni mirë.

Këtë lëng hidheni në një kavanoz qelqi. Konsumojeni në baza ditore.