Historia e dashurisë mbaroi? Por buzëqeshëshja përsëri iu kthye!
Life Style — June 22, 2017 at 2:32 am

Historia e dashurisë mbaroi? Por buzëqeshëshja përsëri iu kthye!

Kur një dashuri ka përfunduar fillon të bësh llogaritë, më pas mendon se a do të mundesh të dalësh nga kjo fazë …

Të rikthesh buzëqeshjen përsëri në jetën tënde pas një faze të tillë, duket si një mision i pamundur. Në fakt asnjëherë nuk duhet t’i humbasësh shpresat, edhe pse partneri yt nuk është më. Të mësosh të dëgjosh dhe të analizosh me qetësi të gjithë atë që ka ndodhur mund të jetë një hap i parë drejt daljes nga ky moment i vështirë dhe të kesh të tjera stimuj më pas për të ardhmen.

Zero seks, zero dialog, indiferenca është mbizotëruese dhe çdo lloj justifikimi çon në grindje, më pas arrihet në momentin: “çdo gjë mbaroi, duhet të ndahemi”. Pas mesazheve dhe telefonatave të vakëta, të qarave në krahët e miqve, fillon periudha e rikuperimit.

Ja disa sugjerime që të arrini ta lini pas krahëve trishtimin e melankolinë dhe të mirëprisni me gëzim një derë të re që mund t’ju hapet.

Të gabosh është njerëzore: … e dimë mirë që të analizojmë marrëdhënien dhe të kuptojmë se çfarë shkoi keq është e rëndësishme për të kuptuar e për të mos bërë të njëjtat gabime. Ama duhet pasur kujdes që të mos merrni mbi shpatulla të gjithë fajin dhe më pas të përfundoni në një gjendje të mjerë. Duhet gjithmonë të mendojmë se kur një marrëdhënie merr fund, asnjëherë nuk është faji i askujt. Për të mos menduar negativisht përqendrohuni diku tjetër: fjalëkryqet, leximi, kinemaja, televizioni, sepse të shpërqendrohesh nga problemet të bën shumë mirë për mirëqënien.

Gëzoju jetës: kur e kupton se nuk je më i dëshiruar fillon ta lësh veten pas dore. Nëse vlerësimi për veten ka prekur fundin, atëherë urgjentisht duhet filluar që të rikuperohet. Të kujdesesh për pamjen do të të ndihmojë të rigjesh përsëri sigurinë në vete. Një ndryshim luku, vajtja tek estetistja dhe disa rroba të reja të modës do të të ndihmojnë të keni më shumë raste për flirtim.
Kujdes kilet e tepërta: nëse keni nevojë për ngushëllim dhe këtë e gjeni tek ushqimi, thjesht do të shtojë kilet dhe nuk do të të ndihmojë të kthejë humorin e humbur. Të bësh aktivitet fizik do të të ndihmojë për të gjetur mirëqënien dhe për të ngritur humorin: serotonina, dopamina, adrenalina do ta mbajnë larg gjendjen e rënduar psikologjike.

Rëndësia e rrjeteve sociale: në përgjithësi, pas mbarimit të një historie mund të ndihesh i mbyllur, sepse ishit ambientuar të dilnit në çift apo me miqtë e përbashkët. Të fillosh të futesh nëpër rrjete sociale do ju ndihmojë që të gjeni miq të tjerë dhe do ta ndieni më pak mungesën e asaj jete që ishit mësuar të bënit. Dedikojuni të tjera pasioneve, si p.sh. një kursi për kuzhiniere apo kurs fotografie, janë situata ku mund të njiheni me shumë miq të tjerë të rinj./shqip