Ja çfarë marrveshje arrijnë Kosova e serbia!
Lajme — May 4, 2017 at 11:25 pm

Ja çfarë marrveshje arrijnë Kosova e serbia!

Delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë kanë arritur sot marrëveshje rreth hapave përfundimtar në implementimin e marrëveshjes për gjyqësorin.

Në njoftimin për media të Shërbimit Evropian për punë të jashtme (EEAS), thuhet se Edita Tahiri dhe Marko Gjuriq, si kryenegociatorë në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, janë pajtuar për finalizimin e implementimit të marrëveshjes për gjyqësorin, marrëveshje kjo e arritur më 9 shkurt të vitit 2015.

“Shërbimi Evropian për punë të jashtme më 9 dhjetor do të marr konfirmimet nga të dyja palët që janë plotësuar kushtet për integrimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe personalit të gjykatave në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës. Integrimi i tyre i plotë do të zgjas deri më 10 janar 2017”, thuhet në njoftim.

BE-ja ka falënderuar të dy palët për këtë marrëveshje të arritur dhe i ka ftuar për përshpejtim të implementimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel