Ja çka do të ndodh sipas ligjit me personat që nuk ndihmuan personin me probleme shëndetësore në Gjilan (Dokument)
Video — July 2, 2017 at 4:05 pm

Ja çka do të ndodh sipas ligjit me personat që nuk ndihmuan personin me probleme shëndetësore në Gjilan (Dokument)

Një person është gjetur i vdekur në orët e paradites të së shtunës në rrugën Gjilan-Ferizaj. I ndjeri rreth 63 vjeçar sipas policisë kishte probleme shëndetësore me zemër dhe vdekja e tij ka qenë e natyrshme. Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Gjilanit, shkruan Gazeta NewBorn.

Por para trupit të viktimës nga kamerat e sigurisë shihen derisa kalojnë disa këmbësorë, motiçiklista, kombibusa e kamioneta, por që asnjëri nga ta nuk i ofrojnë ndihmë personit të shtrirë në rrugë, raporton Gazeta NewBorn.

E për personat që nuk ofrojnë ndihmë në raste të tilla, Ligji i Republiksë së Kosovës parasheh edhe denim deri në një vit burgosje, sipas ligjit për mosdhënien e ndihmës.

Pika 1 e Nenit 191 thotë se ”Kushdo që nuk i ofron ndihmë personit jeta e të cilit ndodhet në rrezik të drejtëpërdrejtë, edhe pse këtë ka të mundur ta bëjë pa rrezik të madh për vetën apo tjetrin, dënohet deri në një vjet burgim”, thotë ligji, transmeton Gazeta NewBorn.

Videoja e personit që u alivanos dhe më pas është konstatuar se ka vdekur: