Ja fjala e fundit e Adem Jasharit që ia tha shokut të tij të luftës pak para masakrës (Video)
Lajme — May 4, 2017 at 11:17 pm

Ja fjala e fundit e Adem Jasharit që ia tha shokut të tij të luftës pak para masakrës (Video)

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit Shekip Fazliu në Emisionin “Komiteti” ka rrëfyer për mëngjesin kritik të 5 marsit kur forcat serbe po përgatiteshin për të sulmuar Familjen Jashari.

“Në ora tre e deri në mëngjes isha në roje, në mëngjes ndodhi rrethimi. Hamza, pasi shkon në gjumë, kthehet. Ishte i shqetësuar. Tha: ‘Erdh Hysen Ngucati. U mbush prej Mitrovice krejt tanke’. Pyes: ‘Çka do të bëjmë me pjesëtarët e familjes’. ‘Çka me bo’, më tha, ‘kur iu ka mbush mendja i vogël e i madh me luftu me serbët’”, thotë Fazliu, i cili flet edhe për qetë.