Kapet 1 ton drogë nga Shqipëria në Itali me gomone, ja kush është super trafikanti !
Lajme — April 22, 2018 at 10:33 pm

Kapet 1 ton drogë nga Shqipëria në Itali me gomone, ja kush është super trafikanti !

Sekuestrohet në zonën e Leces në Itali një gomone me rreth 1 ton kanabis, arrestohet skafisti, 1 tjeter ne kerkim.Policia shqiptare njoftoi se falë bashkëpunimit operativ, tashmë i qëndrueshëm, mes Autoriteteve te Policisë shqiptare dhe Grupit Detar të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe Zyrës Nderlidhese policore shqiptare u koordinua dhe finalizua goditja e rradhes kunder trafikimit te narkotikeve.

Operacioni nisi pasditen e djeshme dhe u ndalua një gomone në zonën e Leçes.

Trafikantet gjate ndjekjes me helikoptere te Frontex dhe mjete detare, e hodhen drogen ne det por ajo u rekuperua nga Guardia di Finanza e Salentos.

Afer brigjeve italiane skafistet u perpoqen te largoheshin dhe u hodhen ne det.

Forcat italiane kane arrestuar shtetasin M.Nazëraj 34 vjeç,emershumë i njohur nga Fieri dhe shpallur ne kerkim bashkepunetorin e tij.

Mes forcave policore prezente në dy vendet, vijon puna dhe shkëmbimi intensiv i informacioneve per hetimin e plote te rastit.

Për shkak të sekretit hetimor nuk mund të publikohen te tjera informacione.