Konflikt i ri në Ballkan? Ja kë do zgjedhin SHBA mes shqiptarëve dhe grekëve…
Lajme — April 17, 2018 at 10:29 am

Konflikt i ri në Ballkan? Ja kë do zgjedhin SHBA mes shqiptarëve dhe grekëve…

Avokati Spartak Ngjela, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me atë se si mund të reflektojë situata e politikës globale në fatin e Shqipërisë. “Ka një konflikt greko- shqiptar, sepse politika represive greke ka ushtruar genocid kundër epirotëve shqiptarë të Greqisë: çamëve dhe shqiptarëve të Janinës, Kosturit dhe Follorinës. Ku ka pasur ndonjëherë epirotë grekë autoktonë! Të gjithë ata që flasin greqisht në Epir, janë të ardhur nga Anadolli për të mbushur pronat e shqiptarëve etnikë të dëbuar nga Epiri me gjenocid”, ka shkruar Ngjela, përcjellë “Bota sot”. Ky është postimi i tij në facebook: Si mund të reflektojë situata e politikës globale në fatin e Shqipërisë? Shqipëria është sot në luftën që korrupsioni oligarkik kryeministror po bën kundër Reformës amerikano-gjermane për demokracinë liberale në Shqipëri. Dhe kjo ishte e kuptueshme të ndodhte, por, këta të korruptuar, tani provohet se kërkuan që të mbështeteshin te autoritarizmi i Vladimir Pitunit, i cili me këtë teori, kërkon të minojnë demokracinë liberale në Europë. Korrupsioni kryeministror shqiptar sot është i rreshtuar në konfliktin global kundër demokracisë liberale. Klikoni mbi foton poshtë dhe shikoni kë do zgjidhte SHBA-ja për aleat.