Labi i del në mbrojtje Albin Kurtit: Kuvendi s’po ka hijeshi pa ty!
Lajme — December 7, 2017 at 4:17 pm

Labi i del në mbrojtje Albin Kurtit: Kuvendi s’po ka hijeshi pa ty!

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri i ka dal në mbrojtje deputetit të VV-së Albin Kurti.Labi ka reaguar pasi ka parë në një fotografi Albin Kurtin i cili sot është sjellur me pranga në duar në Gjykatë..Ky është shkrimi i Labit:
Shkrim për Albin Kurtin!
Në një kohë kur gjërat duken shumë të trubëllta në vendin tonë, lidhur me qëto ngjarje të Demarkacionit e shumë të tjera, k’jo foto që po e shoh sot, më iritoj tej mase, derisa e shoh Deputetin e kuvendit të Kosovës ‘Albin Kurtin’ , i prangosur para gjykatës sonë, apo para policisë sonë!!!!!!POLITKA NUK PO TË PYETKA SE A JA DO TE MIRËN VENDIT APO TË KEQËN?!Kush të qohet i pari po të vendoska prangat në duar.
Albin Kurti, sinqerisht sot ndjej keqardhje për ty, ndoshta dhe unë nesër mund të dukëm kështu si ti sot, ama kur drejtesia flet për të gjithë atëherë ka dhe shumë të tjerë që ju shkojnë prangat për shtatti..!
Dhe të drejtën me ta thënë, nuk po i ka hije kuvendit pa qenë edhe ti aty.
Sinqerisht, LABINOT TAHIRI FERIZAJ KOSOVË E SHQIPËRISË.
Për të parë videon e plotë, klikoni në reklamen më poshtë dhe ju hapet: