Lajmi Fundit: Vdes një person tek liqeni artificial në Mitrovicë
Lajme — July 16, 2017 at 10:58 pm

Lajmi Fundit: Vdes një person tek liqeni artificial në Mitrovicë

Në orët e pasdites, saktësisht rreth orës 15:30, ka vdekur një person në Mitrovicë, skaj liqenit artificial, njofton Klan Kosova.

Rastin për Klanin e ka konfirmuar, Nysret Mehmeti, nga zyra për media e policisë në rajonin e Mitrovicës.

“Një person shtetas i Kosovës, me nacionalitet boshnjak, që jeton në Mitrovicën veriore, ka qenë duke lëvizur me biçikletë skaj liqenit artificial dhe befasisht është rrëzuar nga biçikleta”, ka treguar Mehmeti.

Emergjenca menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes, por personi 53 vjeçar, tashmë kishte ndërruar jetë, aty është konfirmua edhe vdekja e tij nga ekipi i mjekëve.