Lori Hoxha super e lumtur, ka ‘parajsën’ në duar (Foto)
Show Biz — May 12, 2017 at 6:55 pm

Lori Hoxha super e lumtur, ka ‘parajsën’ në duar (Foto)

Ardhjen në jetë të nipit të saj London Noor, blogerja e njohur shqiptare e ka cilësuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e saj.

Ajo thuajse poston çdo ditë foto me më të voglin e familjes Hoxha.

Në krahët e tezes me sa duket është vendi i preferuar i vogëlushit.

Lori nuk kursen në asnjëjçast dashurinë dhe përkushtimin ndaj engjëllit të Sarës dhe Ledionit.

‘Një pjesë e vogël nga parajsa”-ka shkruar Lori krahas fotos me nipin. Si gjithmonë ata kujdesen të mos zbulojnë fytyrën e London.

Edhe pse Lori është trashëgimtarja e parë e familjes, nderin për të sjellë në jetë fëmijën e parë e ka pasur Sara, e cila ndryshe nga motra e saj që është më së shumti e përkushtuar ndaj modës, biznesit dhe makinave, synimkryesor ka familjen e saj.

/ Gazeta Express/