Pamje nga aksidenti në Shqipëri, ku humbi jetën kosovari nga Gjermania (
Lajme — July 16, 2017 at 9:13 pm

Pamje nga aksidenti në Shqipëri, ku humbi jetën kosovari nga Gjermania (

Një i vdekur e disa të lënduar është bilanci i aksidentit që ka ndodhur në rrugën Shkodër-Lezhë, pasditen e sotme.Periskopi ka kontaktuar me dëshmitarë të vendngjarjes.

Aksidenti është përshkruar si i rëndë. Tre makina janë ndeshur mes vete, derisa thuhet se ka humbur jetën një kosovar, i cili gjendej në makinën me targa të diasporës.

“Ndeshje n’Kodhel: tre makina, femijë t’përgjakun, se paku një i vdekun – nje shqiptar nga Kosova me targa t’Gjermanisë”, thotë një dëshmitar që ka parë aksidentin të ndodhte.

Sipas mediave shqiptae, të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.