Perez jep lajmin e vitit për Cristiano Ronaldon (Foto)
Sport — June 20, 2017 at 1:41 am

Perez jep lajmin e vitit për Cristiano Ronaldon (Foto)

“Ai është lojtar i Real Madridit dhe do të vazhdojë të jetë i tillë”, ka thënë Florentino Perez.

Florentino Perez, numri një i Real Madridit, më në fund ka thyer heshtjen.

Ai ka folur për polemikat e fundit të krijuara mes klubit dhe Cristiano Ronaldos, ky i fundit madje ka kërcënuar se mund të largohet.

Perez e bëri të qartë se klubi do të jetë gjithmonë në mbështetje të Ronaldos derisa kur u pyet për largimin e CR7, ai u përgjigj: “Është lojtar i Real Madridit dhe do të vazhdojë të jetë i tillë”.

“E mora vesh nga gazetat lajmin. Ai nuk ka folur me mua dhe nuk do ta shqetësoj derisa të mbarojë Kupa e Konfederatave”, tha Perez.

“Ronaldo është djalë i mirë, kur të flasim do të na tregoj cfarë ka ndodhur. Jorge Mendes më ka thënë se ndihet i ofenduar me mënyrën se si e trajtonë mediat. Do të flasim kur të kthehet”.

“Besoj në Ronaldon. Disa media janë sillur keq me të. Të gjithë duhet t’i kryejmë obligimet tona dhe Cristiano gjithashtu e bënë këtë. Jam i sigurt se Cristiano i krynë obligimet tatimore. Gjithcka është një keqkuptim dhe shumë shpejt pritet të zgjidhet”, shtoi ai, shkruan Marca.

“Do ta mbroj gjithmonë Crisianon, si person dhe futbollist. E njoh shumë mirë, është djalosh dhe njeri shumë humanitar”.

“Nuk kemi pranuar oferta nga asnjë skuadër, as për Ronaldon as për James apo edhe për Morata, Për asnjë lojtarë”.

“Cili është cmimi? Nuk ka cmim. Ajo që duam është të vazhdojmë me lojtarët që i kemi”

“Unë si president përpiqem që t’i zgjidh problemet e të gjithëve. Ato të Cristianos dhe të gjithëve. Ronaldo nuk është i dhënë pas paras, ai vetëm dëshiron të jetë lojtari më i mirë në botë”, theksoi mes tjerash Perez për “Onda Cero”. /Gazeta Express/