Reagon familja e Murat Mehës, ne s’patëm plumba për shqiptarë
Lajme — May 4, 2017 at 11:14 pm

Reagon familja e Murat Mehës, ne s’patëm plumba për shqiptarë

Udhëheqësi i Komisionit Shtetërorë për Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha, ka qenë vazhdimisht i kërcënuar dhe në thumb të kritikës nga partitë opozitare, duke e quajtur tradhtar për shkak që, sipas opozitës, po i shkakton humbje në territor Kosovës.

Ndërsa Emin Lati, pjestarë i familjes Meha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se janë krenar se pjesë e familjes Meha është edhe Murati.

Lati përmes një shkrimi në Facebook thotë se nuk do të qëdnrojnë indiferent ndaj deklarimeve “shpifësve, shantazhuesve, kërcënuesve dhe etiketuesve”.

Lati më tej thotë se “Nuk e lejojmë askënd të baltos familjen tonë apo anëtarët e saj”.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Jemi jashtëzakonisht krenar që pjesë e familjes tonë është Murat Meha. Me shqetësim dhe vëmendje të madhe, kemi përcjellur të gjitha zhvillimet rreth demarkacionit. Jemi përmbajtur nga debate me prapavijë partiake sepse i kemi besuar institucioneve të shtetit. Ne si familje me kontribute atdhetare e luftë 100 vjeçare, nuk patëm asnjëherë plumba për shqiptarë. Por ne as nuk do të qëndrojmë indiferent ndaj deklaratave të shpifësve, shantazhuesve, kërcënuesve dhe etiketuesve. Nuk e lejojmë askënd të baltos familjen tonë apo anetarët e saj. Familja Meha me pushkë e pendë i shërbeu dhe do të vazhdojë t’i shërbejë përjetësisht atdheut dhe interesave shqiptare. Ashtu sic ka bërë çdo herë Prekazi e Drenica.