Rrahje e gjuajte me armë mes të miturve në Prishtinë, ja arsyeja.. (VIDEO)
Lajme — February 14, 2018 at 10:27 am

Rrahje e gjuajte me armë mes të miturve në Prishtinë, ja arsyeja.. (VIDEO)

Një mosmarrëveshje mes një grupi të t rinjve në Prishtinë, ka mundur të përfundojë në mënëryë tragjike. Kjo pasi në ngjarjen që ka ndodhur në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë ka pasur edhe gjuajte me armë nga një person në drejtim të grupit tjetër, njofton policia. Sipas njoftimit për këtë rast tre persona janë arrestuar.
“Janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj shqiptarë, të moshës së mitur, të cilët pas një mos marrëveshje me tre persona viktima të mitur, meshkuj shqiptarë, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me pistoletë në drejtim të viktimave, por pa ndonjë pasojë. Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftim. Me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.lajmpress.info/
Per te shikuar videon e plote nga vendi i ngjarjes , kliko mbi reklamen me poshte: