Serbet godasin Kryeministrin Shqiptar: Edi Rama shet drogë (FOTO)
Lajme — May 4, 2017 at 11:30 pm

Serbet godasin Kryeministrin Shqiptar: Edi Rama shet drogë (FOTO)

Një ndër gazetat më të mëdha serbe, “Kurir” ka hapur faqen e saj të parë me një artikull kundër kryeminstrit Edi Rama.

“Kurir” në faqen e parë me shkronja bold e të mëdha shkruan “Narko kryeministri- Edi Rama shet drogë”, e shoqëruar edhe me foto të kryeministrit, siç mund ta shihni edhe në galerinë më sipër.
Brenda në tekst, “Kurir” flet për krizën politike në vend, dhe duke iu referuar akuzave të kryeopozitarit Lulzim Basha, hedh akuza të rënda për lidhje të Edi Ramës me trafikimin e drogës.

Gjithashtu në artikull, shkruhet se në qeverinë shqiptare politikanët janë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e drogën, duke hedhur dyshime se si shpenzohen paratë e tyre në Shqipëri.