Shkon Vuçiq: Ja pse e mbështeta Listën Serbe për të hyrë në koalicion me Haradinajn
Lajme — September 13, 2017 at 10:20 am

Shkon Vuçiq: Ja pse e mbështeta Listën Serbe për të hyrë në koalicion me Haradinajn

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se i kishte dhënë përkrahje Listës Serbe që të hyjë në koalicion me Ramush Haradinajn.
Ai ka theksuar se mendimi i tij nuk ndryshon që Haradinaj është “kriminel”.
“Lista Serbe kishte tri opsione. Qeverinë me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen e cila synon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Së dyti që lista serbe të mos e mbështes askënd, dhe mundësia e tretë ishte që ta mbështesin Haradinajn”, ka thënë presidenti serb, transmeton lajmi.net
Për më shumë shiko videon më poshtë duke klikuar në reklamë..