Shqiptari këmbë mbi këmbë dëgjon muzikë, Mercedesi ecën vetë në autostradë (Video)
Lajme — April 17, 2018 at 10:34 am

Shqiptari këmbë mbi këmbë dëgjon muzikë, Mercedesi ecën vetë në autostradë (Video)

Bëhet fjalë për një shqiptar i cili shihet në një video, i ulur në ulësen anash të shoferit, derisa vetura e tij Mercedes ecën në një autostradë. Siç edhe mund të shihni në videon e publikuar në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi, vetura ecën pa “e prekur në timon” – përmes autopilotit. Dhe për ta bërë vozitjen më komode, shqiptari e përcjell edhe me një këngë të njohur shqiptare. Ndonëse nuk janë dhënë detaje rreth asaj se kush është “shoferi”, kur dhe ku është xhiruar, videoja ka marrë shumë komente. “Pom doket edhe najdit kur don meshku njeri npun qohet nsabah sasht kerri aty ku asht valla ish nis meshku nkosov vetun veq kerri pa vet kerkon”, ka qenë njëri ndër komentet. Hapeni foton poshtë dhe automatikisht ju shfaqet Video ↓