Shqiptari shpallet kampion zviceran në FIFA 2018, fiton 9 mijë franga
Lajme — May 12, 2018 at 10:08 am

Shqiptari shpallet kampion zviceran në FIFA 2018, fiton 9 mijë franga

Përpara turneut askush nuk besonte në fitoren e 25 vjeçarit Zuta. Ish-futbollisti profesionist në FC Thun, i cili është aktivizuar edhe një ndeshje me Maqedoninë U21, u shpall kampion zviceran në Bazel.

Pas fazës së grupeve “Getinho77” papritur doli në finale ku e priste zv.kampioni europian Tim “The StrxngeR” Katnawatos, njëherësh top-favoriti, transmeton albinfo.ch.

Ndeshjen e parë gjermani e fitoi 1:2, ndërsa ndeshja e dytë u kontrollua nga shqiptari me origjinë nga Maqedonia (7:3). Rezultati përfundimtar ishte 8:4 (1:2, 7:3) për Zutën, i cili fitoi edhe çmimin prej 9000 frangave, përcjell albinfo.ch.

Gentjan Zuta në turnir luante me djelmoshat e Berner Young Boys, kështu që YB për këtë sezon fituan titullin e dytë kampion në Zvicër