Thaçi: Ndërkombëtarët na mashtruan me Gjykatën Speciale, s’ka drejtësi të mirëfilltë
Lajme — May 11, 2018 at 7:45 pm

Thaçi: Ndërkombëtarët na mashtruan me Gjykatën Speciale, s’ka drejtësi të mirëfilltë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur në një debat të organizuar nga OJQ-të për „Perceptimin publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”, ka qenë i ashpër me Bashkësinë Ndërkombatere në lidhje me themelimin e Gjykatës Speciale.Ai ka thënë se Kosova përmbushi të gjitha obligimet ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare.

Sipas Thaçit, themelimi i Gjykatës Speciale u kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare, duke premtuar se kosovarët do ta kenë ushtrinë dhe do të lëvizin pa viza.“Gjykata Speciale nuk është disavnatazh, por është avantazh. Shpesh thuhet se mbi Kosovën qëndron një re e zezë dhe duhet ta largojmë.

Atë re e ka krijuar Serbia dhe askush përveç Kosovës nuk mund ta largojë. Publikimi i raportit të Dick Martit nuk ka qenë aksidental, por i qëllimshëm. Institucionet këtij raporti iu përgjigjen duke i dhënë përgjegjësi të plotë Bashkësisë Ndërkombëtare. Gjykata Speciale erdhi si nevojë politike ndërkombëtarët sesa për drejtësi të mirëfilltë.

Plani jonë ndodhi me arsyetimin se duhet të kënaqim akterët tjerë, në veçanti Beogradin dhe Rusinë. Na u premtua nga Bashkësia Ndërkombëtare mbështetje se do të kemi viza shpejt e Ushtri.. Kosova mbajti fjalën, e Bashkësia ndërkombëtare asnjë fjalë nuk e mbajti.Gjykata Speciale do të merret vetëm me krimet e supozuara, dhe kjo rezulton e padrejtë dhe shqiptarët nuk kanë besim në këtë gjykatë, ndërsa serbët i besojmë sepse janë të informuar saktë se asnjë serb nuk do të jetë i akuzuar.