Vrasja e nënës së dy fëmijëve nga vjehrri, zbulohet që ajo dhunohej edhe nga…
Lajme — May 3, 2017 at 11:45 pm

Vrasja e nënës së dy fëmijëve nga vjehrri, zbulohet që ajo dhunohej edhe nga…


Gruaja 41-vjeçare që u vra nga vjehrri i saj në Zhejë të Kurbinit mëngjesin e kësaj të mërkure, dhunohej vazhdimisht edhe nga vjehrra.
Deshmia vjen nga familjarë të gruas, nënë e dy fëmijëve 15 dhe 10 vjeç. Të afërmit pohojnë se fëmijët kanë qenë në gjumë në momentin që viktima është goditur me levë në pjesën e kokës në oborrin e shtëpisë. Vera Tota ka pasur fillimisht një sherr verbal, pasi dy prindërit e bashkëshortit e akuzonin se nuk u shërbente, pohojnë të afërmit, dhe më pas grindja ka degjeneruar me dhunë, ku vjehrri 75 vjeç Ndoc Tota, pasi e ka ndjekur për disa metra në oborr, ka marrë një levë dhe e ka goditur disa herë.
Gruaja ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa autori i dyshuar ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë nga policia, që u njoftua nga fqinjët e viktimës. Sipas banorëve të fshatit Zhejë në Kurbin, 41 vjeçarja prej disa kohësh punonte si sanitare në një shkollë 9-vjeçare të zonës, ndërsa bashkëshorti si roje nate në një objekt privat.
Para një viti prindërit e bashkëshortit kishin tentuar ta vrisnin dhe për këtë arsye çifti së bashku me dy fëmijët ishin shpërngulur në qytetin e Laçit. Pasi u duk se marrëdhëniet me nusen ishin stabilizuar, familja e re ishte kthyer sërish tek prindërit.