Vrasje në Zvicër: Një burrë i vrarë dhe dy gra të plagosura
Kuriozitete — December 30, 2017 at 10:32 am

Vrasje në Zvicër: Një burrë i vrarë dhe dy gra të plagosura


Deri më tash motivet janë të panjohura për policinë. Ajo nuk ka bërë as identifikimin e viktimave. Hetimet janë duke u zhvilluar
Sonte, në orët e mbrëmjes në komunën Hedingen të Kantonit të Cyrihut është vrarë me armë zjarri një burrë dhe janë plagosur rëndë dy gra.
Siç njofton Policia Kantonale, në mbrëmjen e të premtes në një ndërtesë banimi para një banese është gjetur fillimisht një grua e plagosur rëndë, transmeton albinfo.ch. Ajo është transportuar me helikopter për në spital.
Pas një aksioni të gjatë policor, në përpjekje për të biseduar me dikë që mund të ishte prapa dyerve të mbyllura të banesës, forcat speciale kanë depërtuar në banesën në fjalë, shkruan albinfo.ch. Aty është gjetur edhe një grua tjetër e plagosur rëndë, e cila po ashtu është dërguar në spital. Dhe në fund, në po atë banesë është gjetur një burrë i vrarë nga arma e zjarrit. Me këtë rast është konfiskuar një armë zjarri me të cilën dyshohet se personi i gjetur i vrarë, mund të ketë plagosur më parë dy gratë në fjalë.
Policia nuk e përjashton mundësinë që në këtë krim të kenë qenë të involvuar edhe persona të tjerë.
Deri më tash motivet janë të panjohura për policinë. Ajo nuk ka bërë as identifikimin e viktimave. Hetimet janë duke u zhvilluar.
Klikoni me poshte mbi reklam dhe ndiqni videon