Vucic tregon ku e ka parë Ramush Haradinajn për herë të parë
Lajme — September 13, 2017 at 7:21 am

Vucic tregon ku e ka parë Ramush Haradinajn për herë të parë

Në një konferencë-adresim para kombit serb, por ku u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka folur edhe rreth akuzave në disa media serbe se ai është duke bashkëpunuar me Ramush Haradinajn.
Për më shumë shiko videon më poshtë duke klikuar në reklamë..

Vucic ka thënë se asnjëherë nuk e ka takuar Ramush Haradinajn.

Më pas ka treguar se në fakt Haradinajn e kishte parë në Hagë, kur Vucic kishte shkuar për ta takuar Sheshelin.

“E kam parë nga qelia e Sheshelit, ai (Haradinaj) ka qenë jashtë duke bërë diçka” ka thënë Vucic.

Ndryshe, Vucic në adresimin e tij ka folur gjatë edhe rreth Kosovës ndërkohë që ka potencuar disa herë se Serbia nuk heq dorë nga ndjekja e Haradinajt, i cili sipas shtetit serb është kriminel “lufte”.